Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin njihet për qëndrimet dhe vërejtjet e forta publike, por fjalimi i tij i fundit ka marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale.
Gazetarja e televizionit Russia Today, Remi Maalouf, e ka shpërndarë në Twiter qëndrimin e Putinit rreth terrorizmit.
“Falja e terroristëve varet nga Zoti, por dërgimi i tyre tek ai, varet nga unë”, citohet të ketë thënë Putin, shkruan straitstimes.

Kjo deklaratë e Putin erdhi menjëherë pas sulmit që ndodhi në Paris të premten mbrëma ku terroristët lanë të vdekur 129 persona. Ndërkohë që ISIS ka marrë përsipër edhe sulmin mbi avionin rus, që u rrëzua në Sinai duke shkaktuar vdekjen e mbi 200 personave.

Para se të ndodhte sulmi, Rusia dhe Franca ishin dakorduar që të sulmojnë të ashtuquajturin Shteti Islamik ISIS, në Irak e Siri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: