Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar dy të rinj, pasi njëri akuzohet për vjedhje e tjetri për falsifikim monedhash.

Unuiformat blu të qytetit bregdetar kanë lajmëruar se një nga të arrestuarit është nga Prishtina e tjetri nga Tirana, ndërsa ata akuzohen për vepra të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë dy shtetas; njëri për falsifikim monedhash ndërsa tjetri për vjedhje.

  1. A., 19 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas u arrestua pasi ditën e djeshme ka shkuar në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, për të mbushur automjetin me karburant dhe i ka dhënë punonjësit të pikës, një kartëmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
  2. M., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në Parkun e Llogorasë, në vendin e quajtur “Sheshi i parashutave”, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, dyshohet se i kanë vjedhur një shtetasi anglez një shumë parash prej 20.000 lekë dhe disa sende personale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër bashkëpunëtor.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb