Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të prerjeve të ndryshme, ndërsa në pranga është vënë poseduesi i tyre.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R. K., lindur dhe banues në Tiranë.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Në kuadër të procedimit penal nr.6877/2022, është ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.12258, datë 28.10.2022, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” për shtetasin R. K., lindur dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër për të cilin po punohet për identifikimin e tij, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i monedhave” nga neni 183/2 i Kodit Penal.
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së bashku me shërbimet e policisë gjyqësore kanë bërë dokumentimin e këtij aktiviteti të paligjshëm si dhe në kuadër të këtij procedimi është bërë sekuestrimi i shumës monetare prej 232.000 lekësh të prerjeve të ndryshme si dhe 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb