Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.

Lala bën me dije se bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu. Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Hetimet jane kryer ne bashkepunim me prokurorine Elbasan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb