LUSHNJË

Është zbuluar një bazë e falsifikimit të pasaportave në Lushnjë, me qëllim, strehimin e emigrantëve dhe kontrabandimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Policia njofton se ka mundur ta finalizojë me sukses operacionin e koduar “Passaport”, ku në pranga kanë rënë babë e birë, Gramoz e Xhoi Hoxha.

Gjithashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar, 5.600 euro, 11 pasaporta, 6 aparate celulare, 1 laptop dhe 1 automjet.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë

Zbulohet një bazë e falsifikimit të dokumentave dhe strehimit të emigrantëve nga vendet e treta me qëllim kontrabandimin e tyre në një nga vendet e BE-së, kundrejt fitimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Passport”, zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Fier dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Strehonin klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian dhe i pajisnin me dokumenta të dyshuara të falsifikuara, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Sekuestrohen 5600 euro, para që përdoren në Bangladesh, 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 6 aparate celularë, 1 laptop, 1 automjet.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja” finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Passport”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. H., 53 vjeç dhe Xh. H., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Karbunarë, Lushnjë.

Këta shtetas, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, kishin marrë një banesë me qera, që shërbente si bazë për të strehuar klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian duke i pajisur me pasaporta të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dy shtetas të huaj si edhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 pasaporta, dokumenta të tjera të dyshuara të falsifikuara, 5600 euro, një sasi parash që përdoren në Bangladesh, 1 laptop, 6 aparate celularë dhe 1 automjet tip “Renault”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb