ELBASAN- Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal për dy zyrtarë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan. Sipas burimeve zyrtare, shtetasit M.T., 42 vjeç me detyrë topograf pranë ZVRPP Elbasan dhe E.Gj., 42 vjeç me detyrë jurist akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet e pronësisë.

Këta dy persona nuk kaluan pronën në emër të shtetasit J.T. Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb