LEZHE- Tre persona janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Lezhë, pasi akuzohen për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”. Për të njëjtën çështje një person u shpall në kërkim, ndërsa 3 do të ndiqen në gjendje të lirë. Këta shtetas kanë falsifikuar dokumente për 15.000 m² tokë arë.

Gjatë operacionit të koduar “Hipoteka”, u arrestuan tre shtetas pas një hetimi 3-mujor të kryer me metoda speciale të hetimit, nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

Të arrestuarit janë: * Haxhi Lika, 36 vjeç, banues ne Rubik Mirditë, ish Kryetar i Komisionit të Tokës në ish N.B. Gjorëm, Bashkia Kurbin.
* Ndue Gega, 52 vjeç, banues ne Lezhë, me profesion Inxhinier Topograf, ish Specialist në ZVRPP Kurbin.
* Halit Ajazi, 51 vjeç, banues ne Laç Kurbin, ish Përgjegjës i Sektorit të administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Kurbin

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj shtetasve:
* Fran Zymaj, 64 vjeç, banues ne Laç Kurbin, ish Regjistrues ne Zyrën Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Kurbin
* Idriz Koçi, 61 vjeç, banues në Laç Kurbin, ish Përfaqësues i Këshillit të Rrethit në Komisionin e ndarjes së Tokës në Bashkinë Kurbin,
* Pashke Leka, 55 vjeç, banuese në Laç, ish Përgjegjëse e Sektorit të administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Bashkinë Kurbin,

Gjithashtu, u be shpallja ne kërkim e shtetasit:
* Nikoll Kola, 73 vjeç, banues ne Tirane, me detyre ish Noter në Laç në vitin 2006

Dyshohet se në vitin 2006, këta shtetas kanë falsifikuar dokumentacionin e një sipërfaqeje prej 15.000 m2 toke arë të përfituar me Ligjin Nr. 7501 “Për tokën”, duke bërë që me anë të këtyre dokumenteve të falsifikuara, të bëhet kalimi i pronësisë nga shtetasit L.M, Gj.M e F.M në tokë “Shtet” dhe pastaj në pronësi të dy shtetasve të tjerë N.P dhe P.C, dhe regjistrimi i këtyre pasurie është bërë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: