LEZHË- Policia e Lezhës ka nisur procedimin penal për 3 persona, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin B. A., me detyrë punonjës i Komunës Milot, 33-vjeçari Gj.Gj., si dhe 37-vjeçari M.V., të dy specialistët në ZVRPP-në e Kurbit.

Ndërkohë nën hetim janë dhe 47-vjeçari me inicialet A.P., dhe 81-vjeçari Gj.P., të dy banues në Shkopet. Burime nga policia lokale bënë me dije se procedimi penal ndaj tyre filloi pas kallëzimit të bërë nga një qytetar nga Lezha, i cili kallëzoi se, B.A, Gj .Gj dhe M. V dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin e marrjes ne pronësi të tokës se tij, duke ja kaluar 1000 m2 tokë dy shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprimeve të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Shpërdorim detyre”dhe “Falsifikim dokumentesh”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: