LUSHNJË- 16 mësues në Lushnjë janë pezulluar nga detyra. Mësohet se Gjykata e Lushnjës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra te 16 mësueseve të shkollës 9-vjeçare Çermë e Sipërme në Divjakë, pasi ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore.

NJOFTIMI I PROKURORISE
Gjykata Lushnje pranoi kerkesen e Prokurorise Lushnje, me vendim nr 119 date 13.09.2018, per pezullimin nga detyra te 16 mesueseve te shkolles 9-vjecare. Çerme e Siperme- Divjake rrethi Lushnje. Per ta ka regjistrim si persona nen hetim me akuzat Shperdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbeshtetur ne nenet 248 e 187 te. K. Penal. Procedimi penal me nr 400 viti 2017. Komunikimi i mases eshte kryer me date 14.09.2018.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb