Kristjan Asllani pritet të jetë një pikë referimi në formacionin e Edy Reja-s për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, por në të njëjtën kohë, emri i tij vijon të lakohet fuqishëm në tregun e transferimeve. Nuk është me një sekret që Inter e ka vendosur në majën e listës së dëshirave, por në të njëjtën kohë për të interesohen edhe klube të tjera në Serie A si Milan e Napoli.

Sipas Alfredo Pedulla, emri i Asllanin ka përfunduar edhe në Premier League, ku Newcastle po monitoron nga larg mundësinë për ta transferuar në ishull. Në këto kushte, përballë oferta të shumta, Empoli ka rritur kërkesat për Asllanin, kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e tij. Në lidhje me këtë teme ka folur së fundmi edhe presidenti i Empolit, Fabrizo Corsi:

Asllani
Asllani

“Një apo dy elemente do të largohet gjatë verës, kjo është e sigurt, pasi na duhen para për të përforcuar ekipin. Nuk mund të vazhdohet më me lojtarë të huazuar, këtë vit kishin dhjetë të tillë. Duhet të shesin, njëkohësisht do të afrojmë në ekipin e parë të tjerë talente”, theksoi Corsi, por pa folur me emra konkret. Sipas mediave italiane, një ndërmjet Asllanit ose Nedim Bajramit pritet të largohet gjatë verës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb