Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi erdhi në një rrëfim ndryshe për FitStation në News24. Ai u kthye pas në kohë dhe tregoi për moderatoren Çenkuela Hasa se si nisi angazhimi në politikë.

“Ne vimë nga një familje kulakësh, nuk kemi qenë të presekutuar por na janë sekuestruar prona nga regjimi. Në vitet 80-të u shpronësuam se në shtëpinë tonë u ndërtua një tjetër fabrikë, humbëm çdo gjë. Unë kam hyrë në politkë nga mllefi që ma ka trashëguar im atë, atij s’ju dha asnjëherë mundësia për t’u arsimuar”- zbuloi ai.
Ndër të tjera deputeti Korreshi foli dhe për raportin që ka me drejtuesin e PD-së Sali Berisha.

“Në rinin tonë të gjithë kemi ngritur gishtat për Sali Berishën. Ka qenë dhe është lider historik, ne kemi raporte shumë të mira, madje kemi konsumuar kafe dhe privatisht, por mendojmë ndryshe në ide dhe disa procese që mendoja dhe gjykoja se nga zoti Berisha duhet të kishte kthjellësinë dhe maturin më të madhe se ne tjerët që jemi pasardhësit e tij. Duhet të kishte lëshuar diçka ai i pari nga vetja që demokratët të bëheshin bashkë para se të zgjidhej kryetari”- tha deputeti Korreshi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb