Familjarët kanë njoftuar se organet e 21-vjeçares greke që u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohet nga 26-vjeçari shqiptar janë dhuruar.

Mediat greke shkruajnë se një e re që jetonte me zemër artificiale ka pranuar zemrën e 21-vjeçares për transplantiin në “Onasio”, ndërsa mëlçia e vajzës do të merret nga një burrë.

Ndërkohë për veshkat do të kryhen teste speciale për të gjetur një marrës të përshtatshëm.

Babai i vajzës ka thënë se kjo ishte dëshira e 21-vjeçares: “ Nuk po flasim më për vdekjen, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës tonë dhe në bëmë atë që ajo donte”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: