MALISHEVË 

Familja e 4-vjeçarit që ndërroi jetë dje, pasi u aksidentua nga një makinë, sot ia ka zgjatur dorën e pajtimit familjes së personit i cili goditi fëmijën, raporton TV Malisheva.

Ky akt human erdhi sot para varrimit të fëmijës, ku familja Hoti nga Carralluka dhe familja Krasniqi nga Tërpeza e Malishevës, nuk lanë vend për llogari të hapura hakmarrëse, mes tyre.

  • foto galeri

Falja e gjakut dhe në raste të tjera të ngjashme janë karakteristikë e banorëve të Malishevës.

Kujtojmë se fëmija 4-vjeçar u aksidentua nga një makinë në Carrallukë të Malishevës, teksa po ngiste biçikletën, ndërsa varrimi i të ndjerit u bë sot.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb