Përveç anës profesionale, gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ndan shpesh me miqtë në rrjetet sociale momente nga jeta e tij familjare, ku nuk mungojnë foto apo video të anëtares më të vogël të familjes së tij, Alis.

Në një intervistë për “Prive”, Blendi Fevziu ka rrëfyer se si e ndan kohën mes familjes dhe punës dhe tregon marrëdhëniet e veçanta që ka me dy vajzat.

“Vajza e vogël është akoma shumë e vogël, vetëm një vjeç e gjysmë. Tani është në fazën që thotë fjalët e para, më ndjek mua nga mbrapa, është e impresionuar nga bota e kafshëve që jetojnë rreth e rrotull kodrave ku banojmë ne. Bota për të është e bukur me dy prindër që i rrinë te koka. Ndërsa me vajzën e madhe kam zbuluar vitet e fundit udhëtimet e gjata”, – tregon Blendi për marrëdhënien me të bijat.

Por nëse familjes do t’i shtohet një anëtar tjetër, Blendi pohon: “Nuk e di, çdo fëmijë është gjithmonë i mirëseardhur. Unë them që nuk ka bekim më të madh për një shtëpi, për një familje sesa fëmija. Dhe praktikisht, kurdo që një familje shtohet me një fëmijë, kushdo familje, ndjej një lloj kënaqësie, edhe për miq të mi. Kështu që çdo herë që një fëmijë mund të vijë në familje, është i mirëpritur.”

Ai nuk ka nguruar të pohojë se gjithashtu ka një raport të konsoliduar me bashkëshorten e tij Inesin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: