BRIANI E MADHE

Firma familjare, ku Kate Middleton punonte si web-dizajnere dhe fotografe para martesës së saj me William, i ktheu prindërit e saj në milionerë. Por duket se po e njëjta firmë i ka zhytur në borxhe të mëdha pas falimentimit.

Familja Middleton u detyrohet furnitorëve të shumtë dhe autoriteteve tatimore në Mbretërinë e Bashkuar, miliona paundë.

Kompania la borxhe prej gati 2.6 milionë paundësh kur falimentoi muajin e kaluar, ka zbuluar një raport nga specialistët e falimentimit. Faturat e papaguara të mbetura nga kolapsi i firmës së goditur nga pandemia përfshijnë mbi 600,000 £ taksë të papaguar.

Party Pieces, një biznes i porosive me postë të pajisjeve festive, u krijua nga prindërit e Kate, Carole dhe Michael Middleton. Firma u rrit në një biznes të suksesshëm dhe gjeneroi pasuri të konsiderueshme për familjen Middleton, të cilët në vitin 2012 blenë një rezidencë prej 4.7 milionë paundësh në perëndim të Londrës pranë pronës Windsor të familjes mbretërore.

Sipas një raporti, në kulmin e saj, Party Pieces thuhej se vlente 44 milionë paundë. Megjithatë, pasi furnitorët e papaguar kërcënuan se do të ndërmerrnin veprime ligjore në fillim të këtij viti, biznesi iu shit menjëherë sipërmarrësit James Sinclair për një shumë të pazbuluar.

Një raport nga administratorët tha se firmës i mungonin 2.59 milionë paundë për të shlyer borxhet e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb