Një 80-vjeçare e larguar nga shtëpia që prej datës 30.12.2022 është gjendur e pajetë në Pustec.

Policia bën me dije se vajza e së moshuarës kishte bërë kallëzim më herë për zhdukjen e saj dhe sot ajo u gjet e mbytur.

Nga të dhënat paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/ Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 38 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”. Ky shtetas, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Podgorie, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur një tjetër automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. M., dhe pasagjere vajzën e tij 13-vjeçare, e cila pësoi dëmtime të lehta dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Pogradecit u largua në banesë. 38-vjeçari A. L., pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Pustec/Informacion paraprak

 

Më datë 02.01.2023, rreth orës 10:00, në fshatin Liqenas, Pustec, pranë molit është konstatuar e mbytur në ujë, shtetasja S. Sh., 80 vjeçe, banuese në Liqenas. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen S. Sh., një ditë më parë, ka bërë kallëzim në Polici, vajza e saj shtetasja V. Sh., rezidente në Greqi, e cila ka deklaruar se nëna e saj ishte larguar nga banesa më datë 30.12.2022. Trupi i pajetë i 80-vjeçares, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Korçë, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BlakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: