TIRANE – Pas kronikës së transmetuar në “News24”, ku shiheshin qartë kushtet ç’njerëzore në të cilat jetonte një nënë dhe katër fëmijët e saj jetim, në fshatin Llodomoricë në zonën e Gollobordës, sot ka reaguar Instituti i Jetimeve, duke krijuar mundësinë që familja Gjika të sistemohet në kryeqytet.


Kreu i Institutit të Jetimëve, Ilir Cumani bëri të ditur se nëna dhe 4 fëmijët e saj do të dërgohen fillimisht tek mjeku, dhe nëse nëna është në gjendje të kujdeset për fëmijët, do të mundësohet një shtëpi për ta në Tiranë.

Pas vdekjes së kryefamiljarit, nëna dhe 4 fëmijët e saj të mitur prej 4 vitesh jetojnë në një ndërtesë të rrënuar që nuk ka asgjë të përbashkët me një banesë, pa xhama dhe me rrezikun e shembjes nga momenti në moment.

Fatkeqësia që e ka kapluar e ka çuar në probleme mendore nënën e të miturve, e cila grumbullon fëmijët e saj rreth një zjarri jashtë në oborr, ku gatuan të vetmin ushqim që kanë çdo ditë, misër të zier, e ku të miturit ngrohen, në qiell të hapur, këmbëzbathur e të palarë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb