Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për pezullimin e dënimit me burg.

Sipas Tahirit vendimi i Apelit është marrë në kundërshtim me ligjin, ndërsa ka theksuar se është i rrezikuar nga subjektet e krimit. Po ashtu mësohet se rekursi do të depozitohet brenda ditës së sotme.

“Tahiri ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë duke bërë kërkesë për pezullimin e vendimit të Gjykatës. Tahiri thotë se kjo vuajte dënimi nuk mund të vijojë. Në kërkesë shkruhet se familja e tij gjendet e ekspozuar ndaj pasojave të mundshme dhe se vendimi cënon rëndë interesat e tij”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë në gjithë përballjen e tij me drejtësinë shqiptarë ka këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Ish-ministri u akuzua për shpërdorim detyre, në kohën që ka drejtuar dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb