Familja Fullani është ndër më të famshmet në Shqipëri. Të gjithë pjesëtarët e familjes së ish-guvernatorit u vunë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të Ardian Fullanit, verën e shkuar. Por tashmë që gjithçka i ka mbetur së shkuarës, çdo gjë duket mëse në rregull për ta. Pak ditë më parë, kemi mundur të fotografojmë ish-guvernatorin, teksa përshëndet përzemërsisht disa mikesha të tij. Xhentil si gjithnjë dhe në një formë fizike të mirë, Fullani ka ndarë me vajzat disa minuta bisedë në këmbë.

Por ajo që na ka bërë më shumë përshtypje këto ditë, ka qenë i biri tij, Eriku. Djaloshi ishte i njohur në media për format e tij të mbushura, por mesa duket, nuk ka më këtë pamje. Fotot e reja në rrjetet sociale janë vërtet mbresëlënëse, teksa shikon Erikun të tjetërsuar.

Humbja në peshë që djali i ish-guvernatorit ka bërë është vërtet e habitshme. Këtë fakt e kanë vënë re edhe miqtë e tij, që kanë nxituar ta pyesin se cili ishte sekreti i dobësimit. Eriku i është përgjigjur duke thënë se aktiviteti fizik është ai që e ka sjellë në formë. Ndërkaq ai ishte i fundit i familjes që shndërron format e rrumbullakosura, në ato elegante.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: