Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Milot-Mamurras.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se një makinë që po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Për pasojë ka humbur jetën një person.

Në automjet po udhëtonin gjithashtu një çift bashkëshortësh dhe fëmijët, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit drejt Traumës, ndërsa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë. Policia ndërkohë po heton shkaqet e plotë të këtij aksidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: