TONGA- Një familje britanike ka braktisur jetën që ofron globalizimi duke u vendosur në një ishull të vetmuar. Boris dhe Karyn von Engelbrechten, së bashku me tre djemtë e tyre Jack, Luca dhe Felix jetojnë në një ishull ku do tre ditë që të arrish në të.

Kjo familje ka zgjedhur të jetojë duke kultivuar gati 60% të nevojave për ushqim vet, ndërsa ushqimet e tjera i blejnë në një sihull më të madh, tek i cili shkohet pas tre ditës udhëtim me barkë.

Familja fillimisht ishte vendosur në Zelnadën e re, derisa vendosën të ndërtojnë shtëpinë e tyre në ishullin Fofoa në grupin e ishujve Vava’u, Tonga. Ata jetojnë në këtë vend prej 8 vitesh. Karyn tregon se ajo hoqi dorë nga gjithçka kur takoi bashkëshortin e saj gjerman, një menaxher hotelesh, ndërsa vet punonte si një menaxhere IT.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: