Familja Kardashian është në panik, pasi një prej pjesëtarëve të saj mund të jetë prekur nga virusi HIV. Në fakt ajo që rrezikohet është më e vogla e familjes Kardashian, Kylie Jenner.

Sipas tabloidit “The Sun”, i dashuri i Kylie Jenner, reperi Tyga ka pasur marrëdhënie me një pornostare transeksuale, e cila ka qenë e lidhur me aktorin Charli Sheen.

Pak javë më parë aktori Charli Sheen pranoi publikisht se kishte 4 vite që ishte diagnostikuar me HIV.

Pornostraja Mia Isabella pretendon se në muajin shtator ka pasur një lidhje me të dashurin e Jenner, lidhje të cilën reperi e ka mohuar. Por mesa duket pretendimet e pornostares kanë çuar në ndarjen e Kylie Jenner nga reperi Tyga.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: