Bashkëshortët Koreci me 4 fëmijë të vegjël jetojnë në kushtet tejet të vështira ekonomike, në një dhomë të vetme në lagjen “Donika Kastrioti” në qytetin e Beratit.

Eduart Koreci dhe bashkëshortja e tij prej disa muajsh jetojnë në një dhomë në ruajtje, pa dyer e dritare, pa drita e pa ujë dhe në ditët me shi i gjithë uji u bie brenda dhomës për shkak të amortizimit të çatisë.

Dy bashkëshortët Koreçi jetojnë pa asnjë ndihmë ekonomike dhe kanë dy fëmijë të vegjël, të moshave nga 2 deri në 7-vjeç,njërin prej të cilëve të sëmurë pasi pas rënies nga pema nuk ka mundur dot të pijë asnjë antibiotik.

Në kushtet në të cilat jetojnë, ata bëjnë apel për ndihmë nga shteti.

“Ne jetojmë pa asnjë të ardhur, unë jam i sëmurë por edhe gruaja, sado që është përpjekur të gjejë punë nuk ka mundur. Jetojmë në këtë kasolle, pa ujë e pa drita dhe çfarë bie jashtë bie edhe brenda. As përkrahje sociale nuk marrim, edhe pse nuk kemi as tokë e as prona. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë sepse as bagëtitë nuk jetojnë kështu si ne”-,shprehet kryefamiljari Eduart Koreci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb