Familja mbretërore e Britanisë së Madhe rikthehu sot një traditë të gjatë, pas një intervali prej tre vitesh duke ndjekur një shërbim të Krishtlindjeve në Sandringham në lindje të vendit, ku tradicionalisht kalojn sezonin festiv.

Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla drejtuan kortezhin, të shoqëruar nga trashëgimtari i fronit, princi William dhe gruaja e tij, princesha Kate.

I pranishëm ishte edhe princi Andrew, vëllai më i vogël i Charles, i cili rrallë shihet në publik pas akuzave në skandalet seksuale, që përfshijnë financierin amerikan, Jeffrey Epstein dhe socialisten britanike, Ghislaine Maxwell.

Një turmë e madhe njerëzish përshëndetën familjen mbretërore, ndërsa ata po ecnin nga Sandringham House drejt kishës.

Pandemia e nderpreu traditën e shërbimit të Krishtlindjeve, vitet e fundit, ndërsa mbretëresha Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator, kaloi shumë kohë në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës.

Përkujtimi i mbretëreshës së ndjerë ishte në qendër të festimeve të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb