Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka publikuar një mesazh ngushëllimi për Haxhi Memollën, kryebashkiakun e Rrogozhinës i cili humbi jetën sot në Peshkopi nga një infarkt.

 

Ai thotë se e ka të vështirë të thurrë disa fjalë ngushëllimi për familjen e Memollës, miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

 

Balla më tej shton se Memollës iu ndërpre mandati pasi i kishte shërbyer denjësisht qytetarëve të Bashkisë Rrogozhinë dhe duke qenë një përfaqësues i denjë.

 

STATUSI I TAULANT BALLËS

Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla!

Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb