KUKËS

Vargjet migjeniane përshkruajnë më së miri situatën aktuale të familjes Veapi në fshatin Luzëm të Kukësit. Një e ashtuquajtur ‘dhomë’ në të cilën jetojnë 3 fëmijët dhe babai ku gjithçka mungon.

Të vegjlit flenë në këtë krevat të sajuar me copa sfungjerësh të mbledhur në kazanët e plehrave e ndërsa ushqimi i përditshëm për ta është bukë e kos. Sikur të mos mjaftonte varfëria, fëmijëve u mungon edhe dashuria e nënës e cila i ka braktisur gati dy vjet më parë.

Vajza e madhe e familjes, vetëm 13 vjeçe Fjona është detyruar ta braktisë shkollën pasi duhet të kujdeset për motrën 2 vjeçe dhe vëllanë.
Besimi, babai i tre fëmijëve për arsye shëndetësore e ka të pamundur të punojë. Ai apelon që kush ka mundësi ta ndihmojë për ushqime dhe 3 krevate për fëmijët.

Kush dëshiron të kontribuojë për familjen Veapi mund të komunikojë me numrin +355699450077

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: