Me sytë nga qielli dhe me shpresën se dikush do vërë dorën në zemër dhe do t’i ndihmojë. Një familje me 4 anëtarë po jetojnë ditët më të këqija, në një banesë të amortizuar dhe pa asnjë të ardhur ekonomike.

Familja Pirro në fshatin Bedat të bashkisë Divjakë, jeton sot në një shtëpi që dikur ka shërbyer si vatër kulture, por aty mungojnë dyert e dritaret, ndërsa lagështira rrezikon të shembë ndërtesën.

Varfëria ekstreme ka detyruar djalin, Kismanin të braktisë shkollën disa herë për të mbledhur kanaçe nëpër kazanët e plehrave që të siguroj vaktin e bukës edhe pse duhet të ishte në klasën e 9 ai vazhdon të gjashtën, por nuk di as të shkruaj e të lexojë.

Ndërkohë, Eleni që është në klasën e 4 detyrat detyrohet t’i bëjë përtokë në çimento. Pavarësisht faktit se varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje, nëna dhe vajza vuajnë nga probleme shëndetësore (nëna ka tentuar disa herë t’i jap fund jetës duke u vetëhelmuar) por nuk kanë mundësi financiare që të shkojnë tek mjeku, pasi nuk kanë para as për rekomandim.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: