FIER- Kjo e vogëlushe quhet Kristjana Rrapi. Është vetëm 4 vjeç. Dëshirat e saj ndryshojnë shumë nga fëmijët e tjerë shqiptar. Kur e pyesim kërkon që babagjyshi i Viti të Ri këtë fundvit mos t’i sjelli lodra, as biçikletë, por drita.

Familja e Kristjanës, në fshatin Shënpjetër të njësisë bashkiake Seman jeton në mëshirë të fatit. OSHEE i ka ndërprerë energjinë elektrike familjes së Aristir Rrapit para tre muajsh, pasi janë të mbytur në borxhe. Kjo familje i ka OSHEE-së i kanë 700 mijë lekë të vjetra borxhe. Ndërsa as e ëma e Krtistjanës nuk punon dot për shkak të problemeve me shëndetin dhe nuk merr asistencë.

Familja Rrapi jeton në një varfëri ekstreme. Menyja kryesore në këtë familje është buka e thatë, siç pohojnë dhe ka raste që nuk kanë çfarë të hanë.

Por nuk është vetëm ushqimi shqetësimi më i madh i pjesëtarëve të kësaj familje jo vetëm të varfër. Siç shihet nga pamjet, edhe shtëpia nuk plotëson asnjë kusht për një jetë normale, ndërsa shiu dhe era, hyjnë brenda pa asnjë pengesë. Autoritetet vendore nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të ndihmuar këtë familje të pashpresë. Aristir Rrapi tregon përpjekjet për të siguruar 2 mijë lekë të vjetra aq sa për të mbajtur frymën gjallë për familjen ndërsa kërkon një mundësi për t’u punësuar. Ata që duan të kontribuojnë për të ndihmuar familjen Rrapi mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 00355 69 510 96 03.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: