“Familja tani është e kompletuar”! Ka mjaftuar ky status, që ish-spikerja e njohur e lajmeve të News24, Senada Jaho të njoftojë ndryshimin e statusit të saj! Ajo është bërë nënë për herë të parë dhe lajmin e bukur e ka ndarë virtualisht me të gjithë miqtë dhe kolegët e saj.

Senada, prej disa vitesh e ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protagonizmi në ekran, për lajmin e fundit dhe aktualitetin, i kanë dhënë Senadës kreditet e një folëseje të njohur, e shumë të dashur për publikun dhe audiencën e News24.

Seanda
Seanda

Por, këtë herë shkëputja dhe rrugëtimi drejt Amerikës paska pasur një tjetër motiv, atë të mëmësisë! Kështu, si mama e një djali, të cilin ajo dhe bashkëshorti e kanë quajtur Khan, Senada po shijon statusin e ri matanë oqeanit dhe është gati për kapitullin e ri, e ndoshta më të bukurin e jetës së saj.

News24 dhe BalkanWeb i urojnë jetë të gjatë bebit Khan!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: