Zv. dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Ilir Rusi ka reaguar pas një njoftimi të shpërndarë nga ish- deputeti i PD, Luçiano Boçi se studentë të këtij fakulteti kanë familjarë me COVID-19 apo të karantinuar.

Rusi sqaron se ky është një informacion i pavërtetë i përhapur sot nëpërmjet FB, dhe thotë se si provimi i 27 korrikut, ashtu dhe të tjerët do të vijojnë ashtu siç janë zhvilluar.

 

NJOFTIMI NGA FAKULTETI I DREJTËSISË
Duke marre shkak nga nje informacion i pavertete, i perhapur sot nepermjet Facebook, njoftojme se provimi i dates 27.07.2020 dhe te tjerat ne vijim, do te zhvillohen ashtu sikurse jane zhvilluar deri me tani, duke respektuar dhe zbatuar rregullat e percaktuara nga Urdhrat e Ministres se Arsimit,Shendetsise dhe Vendimit te Dekanatit te FDUT.
Ne lidhje me keto rregulla dhe masat e marra jeni njoftuar nepermjet faqes zyrtare elektronike te Fakultetit.
Zv/Dekani
Ilir Rusi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb