Familjarët e 20-vjecares Klea Muxhaj, e cila humbi jetën pas komplikacioneve që pati menjëherë pasi solli në jetë një djalë, hedhin akuza në drejtim të spitalit të spitalit.

Ata thonë se infermieret dhe mjekët nuk iu kanë dhënë një version të saktë për ngjarjen, ndërsa kanë frikë se mos e vërteta nuk zbardhet.

Vjehrra: E solla për të lindur, i bëri ekon doktori, e ka fëmijën me kurriz më tha dhe do operohet. Po i thashë, bëjeni. Doli infermierja na tha dolën mirë të dy, bebi është dy kile e gjysmë. Pastaj hyra e pashë dhe nusen i thashë do të sjell bebin pastaj. Hynë djali e kunati e panë, ishte shumë mirë. Në tre ishte sëmurur, në 4 më morën mua. Edhe gjatë vizitave që bëja nuk ka pasur asnjë problem. Mua më thanë infermieret ‘më iku nëpër duar, mua shua trupi saj’! Ajo veç vitamina merrte, asnjë medikament. Pastaj më thanë mos kishte infeksion gjaku?

Vjehrri: Duan t’ja fusin koronës fajin tani. Por njëri do ta paguajë vdekjen e kësaj vajze!

Kunati: Njëra infermiere tha vajza ishte mirë, e dyta tha pati hemorragji, dhe e treta tha se mos kishte ndonjë infeksion gjaku. Ndoshta kanë harruar t’i bëjnë atë gjilpërën.

Vjehrri: Këta janë mjeshtrit e Gjirokastrës! Dua që autopsinë t’ia bëjnë nga Tirana, jo këta m.. e Gjirokastrës!

Babai: Unë tani sa erdha. as të hymë brenda spitalit na kanë lënë. Nuk do çtë them, vajza kurrë në jetë nuk është sëmurur, nuk e ka pirë një paracetamol.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb