VLORE- Një 38-vjeçar nga Vlora është transportuar i pajetë pak pas mesnate në spitalin e Vlorës, ndërsa policia e këtij qyteti jep të dhënat e para për ngjarjen.

Sipas policisë, më datë 08.09.2017, rreth orës 02:50, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në Spitalin Rajonal Vlorë është transportuar me ambulancë nga familjarët, i pa jetë shtetasi L.Th., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Familjarët bëjnë të ditur se 38-vjeçari ka qënë përdorues i drogës, por ende nuk dihet nëse vdekja i ka ardhur nga ndonjë mbidozë.

Grupi hetimor sëbashku me ekspertizën ligjore po vazhdojnë kryerjen e veprimet përkatëse për zbulimin e shkakut të vdekjes.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb