Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një takim me strukturat drejtuese të degëve 2 dhe 5 të Tiranës.

Ai ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me tenderat të cilat u janë dhënë
familjarëve të kryeministrit Edi Rama, pavarësisht se një gjë të tillë e ndalon ligji.

“Tenderat familjare, ligji nuk lejon që familjarët e kryeministrit të marrin pjesë në tendera. Familjarët e tij janë të zhytur në tendera deri në flokë.

Baxhanaku i tij me qindra mln euro tendera, del edhe thjeshtra tani, fiton kompania ku punon ajo, të gjitha tenderat e bashkisë dhe Ministrisë së Kulturës. Nuk e ndal asgjë.

Por përse thotë KLSH kanë vjedhur 122 mld.

Sepse e kanë të qartë që kurrë një klm rrugë s’mund të kushtojë 124 mln euro”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb