Një 74-vjeçar në Vlorë është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 22.05.2022, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete shtetasi B. Xh., 74 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb