Ka ndërruar jetë një tjetër paciente në Spitalin Infektiv. Mësohet se ka humbur jetën një 49-vjeçare, e cila ndodhej në intubim prej ditësh.

Bëhet fjalë për 49-vjeçaren, që një ditë më parë kishte pasur ditëlindjen dhe që në pamundësi për ta parë, fëmijët i kishin dërguar një tufë me lule në spital.

Lajmin e bënte të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikonte dhe foton e rëndë të 49-vjeçares së intubuar në spital.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb