Familjarët e pasagjerëve të autobusit që u përfshi në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Bullgari, janë vendosur para dyerve të agjencisë së udhëtimit.

Ata shprehen të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre, si dhe e shfaqin hapur indinjimin ndaj kompanisë.

Ata thonë se nuk janë informuar mbi fatin e familjarëve dhe gjithçka, e kanë mësuar përmes rrjeteve sociale.

“Jemi informuar përmes “Facebook”-ut që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, pasi kushëriri im është në Turqi. Prej tre-katër orësh kemi telefonuar në “Besa Trans”. Nuk kemi informacion, as ata nuk telefonojnë. Kjo nuk është mirë. Ashtu siç dinë të organizojnë ekskursione, ashtu edhe tani kur është tragjike duhet të jenë më aktivë.

“Kërkoj nga institucionet që të informojnë njerëzit”, tha Xhelal Bakiu, një i afërm i një pasagjeri që do të kthehej nga Turqia.
Që nga mëngjesi i sotëm selia e agjencisë është siguruar nga disa punonjës policie. Kujtojmë se nga aksidenti tragjik kanë ndërruar jetë të paktën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: