Partia Demokratike i përgjigjet Bashkisë së Tiranës për rastin e familjes në Kombinat e prekur nga tërmet. Teksa PD deklaroi se familja e Bukurie Ballës nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe jetojnë në shtëpinë e shkatërruar, bashkia reagoi duke thënë se kjo familje merr bonusin e qirasë çdo muaj.

Më tej ka ardhur dhe përgjigjja nga zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa e cila shprehet se Bashkia Tiranë kthen një përgjigje boshe, duke u diktuar qartë që nuk i degjojnë shqetësimet e banorëve por i kanë gati përgjigjet. Sipas Zhupër, kjo familje duhej sistemuar në një banesë sociale, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë pako ushqimore gjatë karantinës.

“Bashkia Tiranë kthen një përgjigje boshe, duke u diktuar qartë që nuk i degjojnë shqetësimet e banorëve por i kanë gati përgjigjet. Bukurie Balla nuk mohoi asnjë moment që ka marr bonus, atë bonus që nuk e lejon të marri asnjë shtëpi me qira sepse të gjithë kerkojnë paradhënie për qiranë. Bukurie Balla është vetëm me bashkëshortin e sëmure, pa mundësi të tjera ekonomike, edhe ndihmohej nga fqinjët për ushqimet e ditës.
Zonja Bukurie duhej ndihmuar te sistemohej në një banesë sociale, shteti duhet t`i kishte dhënë të pakten një herë gjate karantinës një pako ushqimore, por në vend të këtyre i tregojnë një bonus që e meriton nga paratë e taksapaguesve pasi ju shkaterrua shtëpia nga termeti.
Gati pergjigjet copy-paste, me qëllim që të kapin bllof Bukurien, po s`ju vjen turp se e vërteta e saj zuri bllof gjithë propagandën disa mujore të Bashkisë Tiranë, me ndihmat imagjinare, me kujdesin e munguar për gjyshërit e vetmuar dhe paaftesinë për të dëgjuar hallet edhe problemet e qytetarëve”, deklaron Zhupa.

Zhupa Fb
Zhupa Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: