TIRANË – Dhjetra familjet shqiptare myslimane, që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, janë fotografuar dhe dokumentuar nga fotografi Norman Gershman.

Gershman ka udhëtuar në Kosovë dhe Shqipëri për rreth 6 vjet me qëllim grumbullimin e tërë këtyre historive unike në botë, që dëshmojnë për traditën shqiptare të besës, të dhënies së fjalës.

Vetë Gershman ka thënë: “Edhe pse Besa është tradita shqiptare e dhënies së fjalës, shumë familje myslimane e kanë bërë Besën pjesë të besimeve të tyre fetare dhe shpesh u frymëzuan pikërisht nga ky besim për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët. Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri ishte një eksperiencë unike në historinë e Holokaustit, pasi hebrenjtë që i shpëtuan Hitlerit nuk u pritën si refugjatë, por si miq. Besa është një mesazh për të gjithë botën, një mesazh vëllazërie dhe dhembshurie për ata në nevojë, dhe një pjesë e veçantë e traditës shqiptare. Po kaq i rëndësishëm është edhe mesazhi, i përcjellë nëpërmjet fotove dhe historive të mia, e miqësisë që familjet shqiptare i ofruan hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit,” thotë Gershman.

Për këtë qëllim, Ambasada Amerikanë në Shqipëri ka vendosur të publikojë fotografitë dhe historitë e këtyre familjeve pikërisht një ditë para Ditës Përkujtimore të Holokaustit, 27 janarit.

Në foto 1: Fotografi Herman Gershman: “Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri ishte një eksperiencë unike…”

Në foto 2: Merushe Kadiu, vajza e Besim and Aishe Kadiut nga Kavaja, që u betuan se gjermanët më parë do vrisnin familjen e tyre dhe nuk do lejonin të vriteshin miqtë hebre.

Në foto 3: Destan and Lime Balla (e moshuara me Kuran në dorë),nga fshati Shëngjergj, ku të gjithë banorët ishin myslimanë.

Në foto 4: Vëllezërit Hamid and Xhemal Veseli nga Kruja.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb