Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, gjatë deklaratës së saj para gazetarëve ka sqaruar se qeveria nuk ka deklaruar se do të rritet çmimi i faturës së energjisë elektrike, por se janë në vëzhgim të situatës.

Ajo tha se nëse situata do vijojë të jetë pesimiste dhe kriza të thellohet si pasojë e luftës në Ukrainë, qeveria do të shohë një mundësi që familjet që harxhojnë më shumë energji, të paguajnë më shumë çmimin e faturës.

Dalina

“Ne nuk kemi deklaruar se do ketë rritje të çmimit të energjisë, por jemi duke diskutuar që nëse skenarët do të jenë pesimistë, do të mendojmë një mënyrë që ai që harxhon më shumë, paguan më shumë”, deklaroi ministrja.

Më tej ajo theksoi se ende nuk ka një vendimmarrje apo një deklaratë për këtë skenar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb