Numërohen me gishtat e dorës ata refugjatë që u shpëtuan nga Papa në morinë e refugjatëve që kanë pushtuar ishujt grekë. Tre familjet u morën nga Papa në Vatikan ku dhe presin për të marrë letrat e qëndrimit aty.
Një prej kryefamiljarëve tregon se e la Sirinë pikërisht në momentin kur refuzoi të luftonte për Presidentin Assad.
Hasan, sëbashku me gruan e tij, Nour dhe vajzën 2 vjec, Riad, kishin një jetë shumë të bukur para se lufta të shpërthente në atdheun e tyre.
“U largova nga Siria sepse nuk pranova të vrisja askënd. Vitin e kaluar refuzova të hyja në ushtrinë e Assad. Unë nuk jam ushtar, unë jam arkitekt kopshtesh botanikë. Gruaja ime është inxhiniere”.

Hasan dhe Nour janë mes 3 familjeve që udhëtuan drejt Vatikanit me Papa Franceskun.
Menjëherë pas mbërritjes aty, bashkë me fëmijët prindërit kanë nisur mësimet e italishtes ndërsa strehimi u është ofruar me ndihmen e Kishes Katolike.

Nour, 30 vjec, inxhiniere, e përshkruan Papa Franceskun si një shembull të besimit që duhet të ndjekin liderët e politikës. Me veprimin e tij, Papa, thotë Nour, tregoi se kapërceu besimin e tij për të ndihmuar myslimanë.
‘Papa dëshmoi një shembull brilant, shumë më shumë se liderët arabë që na braktisën, se liderët islamikë të tjerë apo politikanë që nuk bënë asgjë për sirianët”.
‘Njerëzit e pyetën Papën, pse po merr myslimanë dhe ai u përgjigj; sepse ata janë qënie njerëzore dhe kanë nevojë për ndihmë’.

“Kur u larguam pata shumë frikë. Forcat qeveritare kishin rrethuar zonat dhe kishim frikë se do të na arrestonin, ndërkohë që avionët rusë bombardonin kudo dhe në cdo kohë. Ishte e frikshme”, tregon Nour.

“Por sërish në Turqi ekzistonte frika se mos na arrestonin. Por më keq do të ishte të na arrestonin në Siri. Por ja ku jemi. Tani jemi në Itali, po mësojmë italishten dhe po përpiqemi të gjejmë një punë dhe të integrohemi në jetën e këtushme”, thotë me gëzim inxhinierja.
Teksa qëndronin në ishullin grek, Lesbos, familja siriane thotë se nuk e kishin idenë se do të përzgjidheshin nga Papa dhe do të fluturonin drejt Italisë.
‘Nuk e dinim se ishim të zgjedhurit. Pasi dolëm bëmë Pazar në Mytilene, qytezë e Lesbos, u kthyem në kamp dhe aty na u tha, se Organizata e San Eggidio se ne do të niseshim drejt Italisë bashkë me dy familje të tjera”.
“Këtu na trajtojnë shumë mirë, shumë shumë mirë. Ndihem i shpëtuar, unë dhe familja. Dua ti shkruaj një letër Papës dhe ti them, shkurt e thjesht, ‘Faleminderit, për cka bërë për sirianët’.

Po me të njëjtin vlerësim për Papën shprehet dhe familja e mësuesit Ramy, që ka mbërritur në Vatikan.
Ramy, 51 vjec tha se, “Papa mbërriti në Lesbos si shpëtimtar”.

Kurse, Osama, një printues nga Damasku tha se, ‘Papa është një mrekulli, ishte engjëlli shpëtimtar i joni. Paqja nuk ka kufij”.

Edhe familja e Osama, tani ka një apartament në Romë dhe e ndan atë me gruan e tij, Wafa dhe fëmijët, Masa 8 vjec e Omar, 6 vjec.

Të treja familjet mezi presin të nisin jetën e re në Itali.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: