Shkurtesa ‘MKD’ në fanellën e Maqedonisë së Veriut për Euro 2020 ka sjellë irritimine Greqisë.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar një letër homologut Bujar Osmani që të ndërhyjë dhe ndreqë këtë gjë të papranueshmë nga Greqia.

Madje kryediplomati grek ka kërkuar që në fanellën e Maqedonisë së Veriut të përdoren shkurtesat NM ose RNM, që i referohen Maqedonisë së Veriut apo Republika e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu Dendias ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës e cila solli ndryshimin e emrin nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedoni e Veriut.

Ky është rasti i dytë që një fanellë futbolli përplas dy shtete,  pasi e para ishte harta e Ukrainës me Krimenë në gjoksin e futbollistëve dhe mbishkrimi ‘’Lavdi Heronjve’’, që solli irritimin e Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb