Një nga fanellat e realizuara për Zinedine Zidane për finalen e Botërorit të vitit 1998 është shitur në një ankand në Los Angeles për më shumë se 100 mijë dollar.

Pavarësisht se si FIFA dhe UEFA kanë vërtetuar se fanella ishte origjinale, organizatorët e ankandit nuk kanë mundur të japin një përgjigje nëse ajo është veshur nga Zidane në atë përballje historike që u fitua 3-0 nga Franca, me dy gola të Zidane të shënuar në pjesën e parë.

Zidane
Zidane

Në tetor të vitit 2018, shoqëria pariziene e ankandeve, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanellë të paraqitur si të Zidane (të veshur në finale) për shkak të dyshimeve që lindën për origjinalitetin e saj.

Modeli i shitur këtë të diel u shit saktësisht 108 800 dollarë (92.200 euro) nga Julien’s Auctions, që e kishte vlerësuar nga 80 000 deri 120 000 dollarë.

 

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: