Ky mund të jetë mandati i fundit i Florentino Perez në krye të Real Madrid-it.

Përballë tij në zgjedhjet e ardhshme që janë fare pranë do të jetë një biznesmen, i quajtur Enrique Riquelme. Ky i fundit, për një intervistë për mediat spanjolle është shprehur se po e mendon seriozisht një kandidim të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme brenda klubit mbretërorë. Riquelme ka lindur në COX në Alicante 32 vite më parë.

Aktualisht ai është një sipërmarrës në sektorin diellor në Amerikën Latine si dhe ka një seli në Spanjë. 32-vjeçari është përfshirë në lisën e 100 personave më me ndikim kundër ndikimeve klimaterike. Gjithashtu ai është i apasionuar pas sporteve, nga Formula E te golfi dhe ka qenë një tifoz madrilen që i vogël. Ai ishte me familjen dhe miqtë në finalet e viteve të fundit në Champions ku Reali ka dalë triumfues, në Milano, Kiev dhe Cardiff.

Përveç kësaj, në vitin 2019 kompania e tij Cox Energy sponsorizoi turneun e parë në luftën kundër ndryshimit të klimës, në një miqësore mes Romës dhe Real Madrid. Në verën e vitit 2019, ai gjithashtu u fotografua me Lionel Messi në Ibiza.

Për të kandiduar për president duhen disa kushte , të kesh të paktën 20 vite anëtar i klubit të Realit, kusht ky që Rikuelme e plotëson pasi është anëtar i klubit që prej moshës 12 vjeç dhe duhet të kesh kapital 15% të buxhetit të klubit që shkon deri në 90 milion euro që nuk është aspak pengesë për kandidimin e 32-vjeçarit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb