TIRANE – Ndonëse numëron mijëra adhurues, Luana Vjollca është bërë shpesh edhe objekt kritikash dhe sulmi. Moderatorja e njohur nuk ka marrë vetëm komente pozitive për përfshirjen e saj në muzikë, madje mund të themi se kanë qenë të shumtë ata që besojnë se këngëtarja duhet të heqë dorë nga kënga.

Megjithatë, Luana Vjollca duket shpërfillëse ndaj kritikuesve që nuk kanë ndalur vetëm tek komentet, por kanë hapur edhe një faqe në rrjetet sociale për të gjithë komunitetin që është kundër Luanës si këngëtare. Prezantuesja e njohur pas projektit “Tirana life style” në bashkëpunim me reperin Getoar Selimi, do të sjellë një këngë të re.

Të paktën kështu na bën të mendojmë një publikim i saj në “Twitter”, ku shkruan, “Por zemrën dëgjoje prapë, ajo nuk mund të ndalë”. Komentuesit në profilin e saj kanë aluduar për një tekst të projektit të ri.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: