Me rastin e ndërrimit të viteve, Rihanna publikoi foton e parë të saj për 2021-n. Këngëtarja u shfaq në Instagram e veshur me një fund, një palë reçipeta plazhi dhe me këpucë me taka, shkruan “Elle”.
“Vendimet për Vitin e Ri: të kapërcejmë çdo pengesë”, shkroi Rihanna. Mirëpo fansat e saj i kanë kërkuar diçka tjetër. Ata duan të gjithë që këngëtarja të sjellë një album të ri, të cilin kanë vite që ia kërkojnë.

“Rezolucionet për vitin e ri duhet të jetë publikimi i albumit”, i komentoi dikush këngëtares.

Mirëpo ajo nuk vonoi fare dhe i ktheu menjëherë përgjigje.

Ky është si koment i 2019-s. “Rrituni”, i është përgjigjur këngëtarja.

Fansat kanë shumë kohë që i luten Rihanna-s për një album, por ajo nuk ka dhënë asnjëherë një datë të saktë se kur mund të publikohet.

Vitin e shkuar ajo tregoi se i pëlqen që të luajë këtë lojë me fansat e saj, ndaj me shumë mundësi albumi mund të zvarritet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: