Të gjithë fansat e kanë përgëzuar Vanessa Bryant për gjestin e bukur që ka bërë për motrën e Kobe Bryant, Sharia Washington.

Bashkëshortja e Kobe i ka dhuruar një makinë luksoze Tesla, të cilën të gjithë do ta ëndërronin. Ka qenë Vanessa ajo që ka publikuar në “Instagram” momentin

kur i ka zbuluar surprizën Sharias. Kjo e fundit u emocionua dhe u përlot nga dhurata e shtrenjtë që mori nga kunata e saj.

Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë, Vanessa mbajti një fjalim shumë emocionues gjatë një eventi në nder të Kobe Bryant në “Naismith Memorial Basketball Hall of Fame”.

Teksa foli për karrierën e basketbollistit dhe se si ai po e priste me padurim eventin.

Fatkeqësisht Kobe nuk arriti të merrte pjesë në të, pasi u nda nga jeta vitin e shkuar për shkak të një aksideneti tragjik me aeroplan, bashkë me vajzën e tij, Gianna.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb