Mijëra tifozë italianë i janë drejtuar Tiranës ditën e djeshme dhe qindra të tjerë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm.

Ata janë duke ardhur kryesisht nga pikat kufitare të Durrësit dhe Rinasit, dhe në pamjet e publikuara nga mediat italiane duken të entuziazmuar para ndeshjes së mbrëmjes për finalen e Conference League.

Corriere Dello Sport ka publikuar një video ku disa nga ultrasit e ekipit të Romës shihen duke festuar gjatë fluturimit me charter drejt Tiranës.
Atmosfera në kabinën e avionit është elektrizuese dhe nuk mungojnë koret mbështetëse për ekipin verdhekuq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: