U kape mat, Yll Limani. Fansave nuk u kanë shpëtuar ato shikimet ndaj Elvana Gjatës.

Dy artistët kanë realizuar së fundmi një koncert të përbashkët, ku si gjithnjë Elvana ishte veshur me shumë stil por edhe shumë provokuese. Këngëtarja kishte zgjedhur një body me figura të ndryshme dhe totalisht të tejdukshëm që ekspozonte format e saj për tu patur zili.

Teksa po performonte me Yllin, Elvana ka provokuar me disa lëvizje duke kthyer shpinën nga ai dhe turma. Në këtë moment, Ylli nuk ka duruar dot dhe ka bërë disa shprehi në fytyrë që u shoqëruan me brohoritje teksa janë bërë virale në rrjetet sociale. Dhe sigurisht njerëzit i japin të drejtë- Elvana është Elvana.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli dhe Elvana janë bërë një nga dyshet më të komentuara dhe funny me videot e tyre. Një vit më parë ata sollën një bashkëpunim që nxori në pah kimin mes tyre. Prej atëherë, artistët janë shfaqur shpesh bashkë në koncerte e jo vetëm duke u falur ndjekësve gjithmonë të qeshura.

Në një video të para pak ditëve Ylli i jepte një “këshillë jetësore” Elvanës dhe ndjekësve të tyre. “Një këshillë jetësore, ti shiko punët e tua, unë shikoj punët e mia dhe të tuat”- shprehej ai mes të qeshurash gjatë videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb