SHBA
Fansat po spekulojnë se Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë ndarë pasi aktorja hoqi mbiemrin “Jonas” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Chopra shtoi “Jonas” në emrin e saj në Instagram dhe Twitter pas martesës së saj me Nick në vitin 2018. Ndërsa javën e kaluar, ajo e hoqi pjesën e dytë të mbiemrit të saj pa shpjegime, duke bërë që fansat të spekulonin se martesës mes dyshes i kishte ardhur fundi.

Një fans shkroi në Twitter: “Duket sikur diçka nuk shkon” ndërsa një tjetër shtoi: “Vetëm për shkak se një grua heq një pjesë të mbiemrit nuk do të thotë se është automatikisht divorc”.

Megjjthatë reagimet nga fansat që e lidhin veprimin e aktores me një krizë në çift ishin të shumta. Ndërkohë, nëna e Chopra raportohet se ka folur për News18, duke hedhur poshtë thashethemet për një ndarje.

Madhu Chopra tha: “Kjo është e gjitha mbeturinë, mos përhapni thashetheme.” Në fillim të këtij muaji, Chopra ndau një foto me burrin e saj teksa festonin festën tradicionale indiane Diwali.

“Diwali ynë i parë në shtëpinë tonë të parë së bashku. Kjo do të jetë gjithmonë e veçantë”, ka shkruar Chopra në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb