‘Nuk mund ta besoj që takova Morgan Freeman’. Ishte entuziaste Lucie, një vajzë me pushime në Magaluf, Baleari, e cila ka publikuar foto me aktorin në Twitter.

Ashtu si ajo shumë turistë të tjerë nuk kanë rezistuar për të bërë një selfie me aktorin hollivudian. Gjynah që nuk ishte ai i vërteti.

Norman në fakt ishte një burrë anglez që vinte nga Luton dhe gënjeshtra zgjati fare pak. ‘Xhaxhai im ishte në Magaluf në një funeral dhe të gjithë mendonin se ishte Morgan Freeman’, ka komentuar Louis, nipi i sozisë, që ka publikuar edhe disa foto të ‘viktimave’ të xhaxhait të tij, mes tyre edhe në profilin zyrtar Magaluf të Instagramit.

Lajmi është bërë viral në rrjetet sociale dhe është publikuar nga Daily Mail.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb